Afganistan, Uashingtoni pranon se avioni ushtarak i rrëzuar i përkiste inteligjencës amerikane

28 Janar 2020, 10:28

Mbetet ende mister rrëzimi i një avioni ushtarak amerikan të inteligjencës në Afganistan dhe numri i viktimave të mundshme.

Ndërsa vetëm sonte gjatë natës Pentagoni ka pranuar vërtetësinë e lajmit, talibanët thonë se ishin ata që e goditën me raketa dhe se janë duke kërkuar për disa të mbijetuar.Për orë të tëra, nuk dihej asgjë për incidentin, i cili ndodhi të hënën në provincën lindore të Ghazni, e kontrolluar nga talibanët.