Afrohet përplasja e madhe midis ushtrisë së Asadit dhe asaj turke, Sirianët: Do marrim gjithë vijën kufitare

14 Tetor 2019, 14:40 | Përditesimi i fundit: 2019-10-14 14:47:12

Trupat e para të Damaskut hynë në Tal Tamr këtë mëngjes, një qytet Sirian rreth njëzet kilometra larg kufirit turk. Forcat Demokratike Siriane (FDS), thonë se “Qëllimi është të "çlirojmë qytetet siriane të okupuara nga ushtria turke”.

Banorët e Hasakas në rajonet kurde në veri të Sirisë rikthimin e ushtrisë së presidentit Bashar al-Asad e kanë pritur me festime. Ushtria turke do të ketë përballë atë siriane të presidentit Bashar al-Assad. Të braktisur nga amerikanët, grupet militante kurde lidhën marrëveshje me Damaskun, që lejon ushtrinë siriane të rikthehet në rajonet në verilindje të Sirisë, aty ku këmba e tyre nuk shkelte që prej 2014-s, kur territoret kurde ranë në duart e Shtetit Islamik.

Sulmi turk kundër militantëve kurdë vijon i ashpër.  

Tani Damasku po përpiqet të shpejtojë ndaj Turqisë për të rrethuar dhe marrë qytetin Kobane.

Operacioni më i vështirë do të jetë në Hasakah-Qamishlo, ku veprojnë aleatët rebelë të Ankarasë dhe qelizat e ISIS. Situata kudo është në kaos të plotë, duke patur parasysh dhe rrezikun e shtuar të 10 mijë ish luftëtarëve të Shtetit Islamik që janë arratisut nga burgjet. Një perspektivë kjo që tmerron popullsinë kurde por edhe pakicën e konsiderueshme të krishterë-sirianë që jeton në të dy qytetet.

Dje të krishterët festuan marrëveshjen me Asadin dhe kërkuan kthimin e ushtrisë sa më shpejt të jetë e mundur. Trupat e para të Damaskut hynë në Tal Tamr këtë mëngjes, një qytet Sirian rreth njëzet kilometra larg kufirit turk. Forcat Demokratike Siriane (FDS), thonë se “Qëllimi është të "çlirojmë qytetet siriane të okupuara nga ushtria turke”.