Agjencia e Shpronësimeve me fond të posaçëm, Balluku: Do të heqë burokracitë! Xhafaj: Uroj mos të përfundojë si Kadastra

29 Janar 2020, 19:13

Komisioni i Ligjeve ka miratuar nen për nen Projektligjin "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin "Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private për interes publik" të ndryshuar", që ka për synim ngritjen e Agjencisë Shtetërore të Shpronësimeve.

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku para komisionit të ligjeve sqaroi arsyet e ngritjes së kësaj Agjencie por edhe përfitimet. “Kjo Agjenci supozohet të marrë atributet që janë shpërndarë në shumë institucione për të shkurtuar kohë, për të pasur negociata biletarele për tu ulur në tryezë, për të pasur specialistë që njohin fushën e shpronësimeve, dhe cfarë është më e rëndësishme një suport i mirë, i specializuar për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe të gjithë institucionet e tjera sic janë bashkitë të cilat kryejnë projektet infrastrukturore” sqaroi Balluku.