Agron Duka mendon ndryshe nga Kryemadhi: Kodi i Ri Zgjedhor nuk e favorizon opozitën

27 Tetor 2020, 22:30

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka nuk futet në radhët e atyre që besojnë se Kodi i Ri zgjedhor favorizon opozitën e Bashkuar. Prandaj për Dukën, rivotimi i ligjit të ri elektoral, rrezikon thellimin  e krizës politike.

“Mendoj që këto ndryshime do thellojnë krizën politike në Shqipëri. Mbetemi me shpresë që ndoshta mund të ketë ndonjë mendje të arsyeshme nga mazhoranca në mënyrë që të kthehemi në aleancat klasike.” tha Duka.

Por në kushtet kur mazhoranca duket e vendosur për ta votuar pa asnjë ndryshim Kodin Zgjedhor, Duka thotë se duhet të insifikohen përgatitjet për zgjedhje.

I gjendur përballë këtyre kushteve të pabarabarta, nuk mund te presim derisa të marrë fund kjo odiseja e kodit zgjedhor por duhet të përgatitemi për zgjedhje. PAA duhet të sktrukturojë shtabin qendror dhe shtabet sipas njësive në Tiranë, por edhe takimet në qytete të tjera”, tha Duka.

Duka zhvilloi këtë të martë një takim me strukturat e Partisë Agrare Ambientaliste në Tiranë, duke ndezur këstu motorët e pëtrgatitjes për garën elektorale. Objektivi kryesor mbetet Tirana, ku Duka synon marrjen e  më shumë se një mandati.