Agron Duka në Repolitix: Rama t'i thërrasë arsyes

24 Prill 2019, 21:39

I ftuar në emisionin  Repolitx në Report Tv, kryetari i PAA, Agron Duka deklaroi se kjo situtatë politike po shkakton një 'hemoragji' në vend pasi të rinjtë po largohen.

"Unë gjykoj se Rama flet me gjuhën e të fortit. Një pjesë e madhe e popullit janë kundër qverisjes dhe nuk do shkojnë në këto zgjedhje pasi nuk janë dakort më mënyrën si do mbahen ato. Kjo sjell dhe ikje të rinisë nga vendi. Rama duhet t'i thërrasë arsyes", u shpreh Duka.