Ahmed Kalaja denoncon oficerin e antiterrorit: Ofendoi besimtarët në xhami kur kërkoi pamjet e fletëpalosjeve kundër agjërimit në xhaminë 'Dine Hoxha'! Nisin hetimet

1 Korrik 2022, 12:50

Ahmed Kalaja, hoxha i xhamisë 'Dine Hoxha' në Tiranë ka denoncuar një efektiv të Drejtorisë së Antiterrorit për sjellje agresive dhe për gjuhë fyese brenda ambienteve të objektit të kultit. E gjitha ka nisur nga shpërndarja e fletëpalosjeve nga persona të panjohur kundër Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.