Ai ishte barbar, hanim bukë me gojën gjak, e gjeja në mëngjes mbi mua lakuriq'...Duatrokitet shqiptari që vrau babain në G

13 Korrik 2019, 15:21

Aleksi është 27-vjeçari shqiptar i cili vrau babain e tij 70 vjeçar me shtetësi greke, më 27 maj 2018 pasi ai dhunonte dhe abuzonte seksualisht me të dhe motrat e vëllezërit e tij më të vegjël. Prej një viti vijon në Greqi gjyqi për shqiptarin, i cili një ditë më parë doli para gjykatës greke dhe pranoi krimin. Ai u prit nga një grup njerëzish para derës se gjykatës, të cilët po duartrokisnin për të, duke e quajtur ‘HERO’.

 I akuzuari kërkoi falje duke thënë: “Nuk doja të vrisja babain. Ai ngjalli zemërimin tim. Druri që haja unë dhe familja ime më çuan në këtë pikë, unë kurrë nuk kam lënduar askënd. Nuk kishte ditë që gjakosesha nga hunda dhe goja. Nuk kishte ditë që nuk shikoja mamanë time të zvarritej në dyshime. Fjalë për fjalë, hanim bukë me gjak. Ai nuk ishte baba, ishte barbar. Në darkë më detyronte të flija lakuriq dhe në mëngjes kur zgjohesha e gjeja mbi vete. Nuk më lejonte të shkoja në shkollë. Disa gjëra nuk harrohen. Si mundet ta harrojë një fëmijë poshtërimin nga babai i tij”

27-vjeçari shqiptar është fëmija i dytë nga martesa e dytë e viktimës. Më pas, 70-vjeçari me origjinë greke, ishte martuar për herë të tretë me një grua rumune, e cila vdiq para disa vitesh nga një sëmundje e pashërueshme. Me gruan e tretë, ai pati edhe dy fëmijë të tjerë, një djalë 7 vjeç dhe një vajzë 10 vjeç. Edhe me ata, Aleksi thotë se ai  ka abuzuar seksualisht. Në Gjykatë, Aleksi shpjegoi edhe faktin përse në Greqi jeton me leje qëndrimi si shqiptar. Mamaja e tij është me origjinë shqiptare. Edhe pse ka lindur në Greqi me baba grek, ai nuk është regjistruar si i tillë në gjendjen civile.

 Gjykimi pritet të përfundojë me fjalën e Prokurorit dhe vendimin e gjykatës për 27-vjeçarin shqiptar.