Akademia e Shkencave i kërkon Kuvendit të vendos një Shefe Sektori për marrëdhëniet me jashtë, zgjidhja nga brenda, por propozimi i paplotë

6 Korrik 2022, 20:21

Propozimi i Akademisë së Shkencave për të marrë një shefe sektori nga Qendra e Kërkimit Shkencor nuk është finalizuar këtë të mërkurë në Komisionin për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik. Shkak është bërë mungesa e mendimit me shkrim të Ministrisë së Financave dhe Departamentit të Administratës Publike. Pas korrigjimit, pritet që Komisioni të mblidhet sërish për një vendim.