Aksident i frikshëm në Kamëz, makina përplaset me pemën, shpëton mrekullisht kalimtari

11 Shkurt 2021, 12:48

Report TV ka siguruar videon e një aksidenti të frikshëm që ka ndodhur ditën e sotme në Kamëz.

Në video shihet sesi makina e cila po ecën me shpejtësi, teksa po përpiqet që të parakalojë, del nga rruga dhe përplaset me një pemë.Fatmirësisht kalimtari, i cili po kalonte aty në rrugë, ka shpëtuar mrekullisht, edhe nga makina, edhe nga rrëzimi i pemës.