Aksident i rëndë në Fushë-Krujë/ Kamioni përplaset me makinën, 1 vdekur dhe 2 të plagosur rëndë

23 Nëntor 2020, 13:10

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në aksin rrugor Thumanë -Krujë. 

Një mjet trajler është përplasur me një makinë të tipit "Opel" dhe si pasojë ka mbetur një i vdekur dhe dy të plagosur, të cilët janë në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës.

Viktima është një grua 40-vjeçare, pasagjere në mjetin "Opel". 

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.  Drejtuesi i mjetit tip "Trajler" është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Kategori të tjera