Aksident i rëndë në Shkodër, makina përplas për vdekje drejtuesin e motoçikletës

19 Janar 2021, 12:56

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Shkodër–Bushat.

Një automjet ka përplasur një motoçikletë, drejtuesi i së cilës ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës të mbushur me ujë, duke gjetur vdekjen.