Aksident i rëndë në Shkodër, një prej makinave përplas fëmijën e mitur

22 Prill 2019, 13:43

Një aksident i rëndë rrugor u shënua në Shkodër pranë Fushës së Druve, ku mbeti i plagosur një fëmijë.

Sipas raportimeve të para nga terreni, një automjet ka përplasur një fëmijë të mitur. Ai është transportuar në spitalin Rajonal të Shkodrës.