Aksident i trefishtë në Tepelenë, makinat bëhen 'copë'

25 Gusht 2019, 15:28

TEPELENË- Një tjetër aksident ka ndodhur në fshatin Kras të Tepelenës, ku janë përplasur 3 makina. Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka patur persona të lënduar rëndë por vetëm tronditje.

 Ndërkohë dëmet materiale janë të mëdha si pasojë e përplasjes së fortë . Në aksident janë përfshirë një automjet tip 'Benz' një 'Volkswagen' si dhe një furgon malli. Dyshohet se shkak i këtij aksidenti mund të jetë bërë shpejtësia dhe parakalimi i gabuar i automjeteve të përfshira në aksident.

Ndërkohë policia po heton në lidhje me zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.