Aksident në aksin Shëngjin Lezhë, 4 të plagosur nga përplasja mes dy makinave

7 Korrik 2019, 15:57

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë plagosjen e katër personave ka ndodhur në aksin Shëngjin-Lezhë. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë humbja e kontrollit nga njëri prej automjeteve që është përplasur me automjetin tjetër. Në vendin e ngjarjes ka shkuar ambulanca dhe policia dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.  Si pasojë e këtij aksidenti janë krijuar radhë të gjata trafiku ndërsa makina ngjyrë të zëzë me targa kosovare, siç duket në pamje për disa minuta ka qëndruar në ajër për shkak të rënies në një kanal buzë rrugës.

Njëri prej makinave është një 'benz' me targa 'AA 866 GG'. Ngjitur me makinën tjetër ka qenë edhe një shtyllë elektrike por fatmirësisht nuk është shkëputur, pasi në të kundërt pasojat mund të kishin qenë fatale për shkak të rrymës.

Në vendin e ngjarjes po ashtu ka shkuar edhe zjarrfikësja ku kanë larë rrugën nga vaji i derdhur në rrugë në mënyrë që të mos bëhet burim aksidenti.