Aksident në autostradë Milot-Thumanë, motori del nga rruga! Plagosen 2 persona

4 Dhjetor 2020, 10:42

LEZHË - Një aksident rrugor u regjistrua mëngjesin e kësaj të premte (4 dhjetor) në autostradën Milot-Thumanë në afërsi të nënkalimit Fushë-Mamurras.

Si pasojë e këtij aksidenti mbetën të plagosur 2 persona. Një drejtues motori, në tentativë për të devijuar rrugën, humbi kontrollin dhe doli nga rruga.

Të plagosurit u dërguan menjëherë në Spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.

Policia po heton për shkaqet e këtij aksidenti.