Aksident në Bathore, 'Smarti' rrotullohet dy herë dhe kalon në korsinë tjetër, plagoset 20-vjeçari! Report Tv siguron videon

19 Qershor 2020, 21:40

Report TV ka siguruar videon e një aksidenti që ka ndodhur një ditë më parë në zonën e Bathores në Kamëz. Në aksident është përfshirë një makinë "Smart" dhe një mjet tjetër i paidentifikuar nga policia.

Siç duket edhe nga pamjet, mjeti "Smart" pasi është përplasur nga makina tjetër është rrotulluar dy herë dhe ka kaluar në korsinë tjetër.