Aksident në Bulqizë, makina përplas 2 këmbësore, humb jetën 10-vjeçarja, 50 vjeçarja përfundon në spital! Shoferi shoqërohet në polici

19 Prill 2021, 08:25

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Bulqizë ku një automjet ka përplasur një grua dhe një vajzë. Fatkeqësisht e mitura ka ndërruar jetë në spital.

Me makinë janë përplasur Shqipe Shyti rreth 50 vjeç dhe 10 vjeçarja Brunilda Cami. Makina që drejtohej nga Zenel Shyti ka qenë me shpejtësi të lartë. Ky i fundit është shoqëruar në polici, ndërsa gruaja e aksidentuar është transportuar me helikopter drejt spitalit të Tiranës.