Derviçjan, fuoristrada përmbyset pas përplasjes me një mjet tjetër, 5 të plagosur

15 Korrik 2019, 08:48 | Përditesimi i fundit: 2019-07-15 10:11:28

Pesë persona janë plagosur mëngjesin e sotëm  nga një aksident që ka ndodhur në Dervicjan të Gjirokastrës në orën 08:30.

Një fuoristradë ka përfunduar disa metra jashtë rrugë pas përplasjes me një Benz. Pesë të plagosurit, një nga Gjirokastra dhe katër nga Elbasani janë dërguar me shpejtësi në spital për ndihmë.

Report Tv ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes ku u regjistrua aksidenti, që shkaktoi edhe bllokimin e rrugës Gjirokastër-Kakavijë për disa minuta.