Aksident në Lezhë/ Plagosen 5 anëtarë të një familjeje, dy në gjendje të rëndë

18 Korrik 2019, 12:22

LEZHË- Një aksident ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm në superstradën Lezhë-Milot. Mësohet se nga përplasja e dy automjeteve kanë mbetur të plagosur 5 anëtarë të një familjeje që udhëtonin me të njëjtin automjet.

Dy prej të plagosurve janë dërguar në spitalin ushtarak në kryeqytet, ku mësohet se janë në gjendje të rëndë për jetën.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarjeje.