Aksident në Mallakastër/ Humb jetën një person, plagosen dy të tjerë

15 Maj 2019, 16:41

Një aksident pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Fratar të Mallakstrës. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërkohë që nga përplasja ka ndërruar jetë Shkëlqim Bregu dhe janë plagosur Taulant Hoxha 32 vjeç dhe Elisone Cane 38 vjeç nga qyteti i Tiranës.

Si pasojë e përplasjes njëri nga automjetet ka pësuar dëmtime të rënda duke bllokuar daljen për personat që ishin brenda saj.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.