Aksident në Pogradec/ Makina frenon keq, përplasen tre automjete pas saj

28 Shtator 2020, 17:41

POGRADEC- Tre makina janë përfshirë në aksident në dalje të qytetit të Pogradecit pranë fshatit Buçimas.

Siç raportohet fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Mësohet se shkaku i aksidentit ka qenë frenimi i shpejtë i njërit prej mjeteve, çka ka sjellë përplasjen e dy të tjerave nga pas.