Aksident në rrugën e Kombit, dy të vdekur, tre të plagosur

2 Nëntor 2018, 16:38 | Përditesimi i fundit: 2018-11-02 18:26:48

LEZHË- Dy makina tip Volkswagen dhe Benz janë përplasur me njëra-tjetrën në rrugën e Kombit, në vendin e quajtur Fang të Rubikut.

Sipas informacioneve paraprake, si pasoje e aksidentit dy persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ende nuk ka asnjë detaj sa i përket identitetit të viktimave dhe të plagosurve apo të rrethanave që kanë sjellë këtë përplasjeje.