Aksident në Shkodër/ Dy motoçikleta përplasen me njëra-tjetrën, humb jetën një shofer, tjetri rëndë në spital

9 Dhjetor 2019, 18:18

SHKODËR– Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme Oblikë të Shkodrës, ku dy motoçikleta janë përplasur me njëra-tjetrën. 

Si pasojë e aksidentit një prej drejtuesve të motorave ka ndërruar jetë, ndërsa tjetri, 57-vjeçari me iniciale G.H., është në spital në gjendje të rëndë.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë Policia dhe grupi hetimor, i cili ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. 

    No videos found.