Aksident në Kamëz/ Makina përplas nënën me 2 fëmijë dhe 1 biçikletë, 2 të vdekur

8 Gusht 2018, 11:21 | Përditesimi i fundit: 2018-08-08 14:58:49

Tiranë- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kodër Kamëz ku një makinë e drejtuar nga një grua 38-vjeçare e identifikuar si Rozina Koleci ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë dhe për pasojë ka përplasur një biçikletë dhe më pas tre këmbësorë, nënën me dy vajzat e saj.

Si pasojë e përplasjes së fortë ka ndërruar jetë njëra nga vajzat, një 7-vjeçare dhe çiklisti i identifikuar si Ramazan Isha, 29 vjeç. Në gjendje të rëndë në spital ndodhet nëna e dy vajzave Valbnona Ndreu, 29 vjeçe dhe vajza tjetër 6-vjeçare, e cila po i nështrohet një operacioni.Ndërkohë policia ka ndaluar shoferen e mjetit, e cila u përplas edhe me një tjetër mjet. 

Njoftimi i policisë:

Informacion Paraprak

Më datë 08.08.2018, rreth orës 08:40, në rrugën e Kamzës, tek shinat e trenit, shtetasja R. K., ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit me targë AA071UA, duke u përplasur me një biçiklistë dhe më pas me këmbësorë.

Si pasojë e përplasjes ka ndëruar jetë shtetasja E. N., 7 vjeçe dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetaset V. N., 29 vjeçe dhe E. N., 6 vjeçe, ku kjo e fundit ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Mjeti dhe drejtuesja ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore.