Rëndohet bilanci i aksidentit të ndodhur mesditën e së dielës te ‘Shkalla e Tujanit’, duke shkuar në 2 viktima. Report Tv mëson se ditën e sotme ka ndërruar jetë Defa Kaloshi 73-vjeçe, nëna e shoferit, Neki Kaloshi. Vendi ku ndodhi aksidenti është kantier ndërtimi, për pasojë bëhet e ditur se është vendosur nën hetim kompania që po kryente punimet për të zbardhur nëse janë respektuar masat e sigurisë.