Aksidenti i furgonit në Kosovë ku vdiqën dy persona nga Tirana, flet e mbijetuara

5 Tetor 2019, 15:46 | Përditesimi i fundit: 2019-10-05 18:38:20

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Autostradën “Ibrahim Rugova” në Kosovë, nga i cili kanë ndërruar jetë dy persona nga Tirana. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Peqan në autostradë, kurse rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta. Mësohet se nga aksidenti kanë mbetur edhe tre të lënduar, edhe këta nga Shqipëria, me origjinë nga Kukësi, Tropoja dhe Durrësi.

Ata ishin duke udhëtuar me një furgon udhëtarësh që lëvizte nga Prishtina për në Durrës i cili e ka devijuar rrugën dhe ka goditur një kamion. Të lënduarit janë dërguar për trajtim në spitalin e Prizrenit, ndërsa njëri prej tyre është në gjendje të rëndë në qendrën klinike univerisitare të Kosovës në PrishtinëSipas policisë aksidenti ka ndodhur në kilometrin e 36-të rrugës Vermicë-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Peqan të Suharekës. Shoferi i furgonit të udhëtarëve është ndaluar nga policia e Kosovës dhe brenda pritet të merret vendimi për arrestimin e tij.