Aksidenti me 3 viktima/ Ja momenti kur 'Benz'-i përplasi nënën dhe vajzën në Kavajë

15 Maj 2019, 08:49 | Përditesimi i fundit: 2019-05-15 10:17:11

Kamerat e sigurisë së një biznesi pranë vendit të ngjarjes ku ndodhi aksidenti mbrëmë në Kavajë kanë fiksuar momentin fatal të përplasjes. Nga pamjet duket momenti kur nëna me vajzën dhe një tjetër person ishin në anë të rrugës duke pritur për të kaluar. Në momentin që tre personat futen për të kaluar në anën tjetër të rrugës makina tip 'Benz' vjen me shpejtësi duke marrë përpara Lumturie Demrozin 46-vjeç dhe vajzën e saj. Nëna vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa vajza është në spital. Ndërkohë që makina në tentativë për të shmangur kalimtarët që mori përpara u përplas me tabelën e karburantit. Pasagjeri Gentjan Belba 23-vjeç humbi jetën në vend, ndërsa në orët e para të ditës së sotme vdiq në spital shoferi i 'Benz'-it me targa AA 615 VO, Vilson Cara 24-vjeç.