Aksidenti tragjik në Osum, përcillen në banesën e fundit 25-vjeçarja dhe i biri! Flet fqinja: Ende nuk e besoj që kanë vdekur, u tronditëm shumë

28 Qershor 2022, 14:45

Pas aksidentit tragjik që ndodhi dje në ujërat e lumit Osum ku humbën jetën 25-vjeçarja Klaudia Xhaferaj dhe djali i saj 6-vjeçar, nënë e bir janë përcjellë sot për në banesën e tyre të fundit. Familjarë, miq e të afërm të familjes Xhaferraj, kanë përcjellë në orën 13:00 akt-mortet e dy viktimave të aksidentit në varrezat e Burdulliasit.