Aksidentohen dy shqiptarë në Itali, në sfond kënga e Bes Kallakut

6 Janar 2021, 12:42

Ditën e djeshme janë aksidentuar dy shqiptarë në Itali. E gjithë ngjarja ka ndodhur në “sytë e publikut”, pasi dy të rinjtë ishin duke filmuar live për rrjetet e tyre sociale.

Aksidenti ka ndodhur në Santa Maria a Monte, ku makina e dy të rinjve ka dalë nga rruga në një rrethrrotullim.