Akti normativ për kompensimin e çmimeve të ndërtimit, Agalliu: Shkakton abuzime, disa kompani favorizohen

30 Qershor 2022, 11:48

Deputeti demokrat Arbi Agalliu tha se akti normativ për kompensimin e çmimeve për materialet e ndërtimit shkakton abuzime, kjo për shkak se ka kompani që kanë kryer punime para miratimit të aktit duke përballuar kostot e rritura. Ndërkohë, Agalliu shprehet se ka kompani të tjera që nuk i kanë kryer punimet, kanë shkelur afatin kohor të kontratës dhe do të kompensohen.