Aktore që 1 Vjeç, Vogëlushja pretendon të jetë në gjumë pasi nëna e saj e kapi atë duke lozur

28 Janar 2021, 14:20

Pamjet e vogëlushes Emelia Harper duke luajtur në shtratin e saj, në kohën që duhej të flinte gjumë janë bërë virale. Jo sepse asaj i ndalohej loja, por sepse në momentin që e ëma i thërret përmes monitorit kontrollues në dhomën e saj, e vogla shtiret sikur është në gjumë.   Nëna ka shpërndarë momentin komik në rrjetet sociale. 

Emma Hore, 23 vjeç, po kontrollonte një-vjeçaren Emelia Harper përmes monitorit  kur vuri re se vogëlushja nuk kishte ndërmend të flinte dhe ndërkohë po bënte prapësira. Ajo po derdhte qumështin  në krevatin e saj jo e vetëdijshme se e ëma po e shikonte atë përmes pajisjes.

Për habinë e saj, ajo dëgjoi zërin e nënës së saj duke thënë 'Emelia, jo,' mbi monitor.

Aktorja e vogël shikon përreth  para se të përplaset shpejt në batanijet e saj dhe të shtiret sikur është në gjumë.

Në atë moment nëna e saj mund të dëgjohet duke shpërthyer në të qeshura  pas shfaqjes dramatike të të voglës.

Foshnja qëndron e shtrirë për një moment para se të vendosë se e ëma nuk është afër dhe ngrihet sërish.