Aktori Herion Mustafaraj rrëfen në 'Rreze Dielli' në Report TV komedinë 'Prapaskenat e fatit'

31 Maj 2019, 13:45

Jo shumëkush e di se filmi 'Kur xhirohej një film', është bazuar mbi historinë e vërtetë të jetës së Herion Mustafarajit, ku në qendër të filmit ishte tematika e divorcit, e vështirë dhe pak e rrahur për atë kohë.

I ftuar në programin e sotëm të 'Rreze dielli'-t, në Report Tv, ku Herioni ka folur për projektin e tij më të fundit, komedinë muzikore 'Prapaskenat e fatit', të cilën e ka ngjitur në skena të ndryshme të teatrove të Shqipërisë dhe vijon ta rivendosë në skenë, por jo vetëm, ai ka zbuluar më shumë rreth jetës së tij private, personazhit të 'Benit', me të cilin e identifikojnë të gjithë, por edhe rreth detajeve të jetës së tij private, divorcit të prindërve, i cili u bë skenar i filmit 'Kur xhirohej një film'. Por si e priti Herioni këtë fakt dhe a mundi ta ndiqte premierën e këtij filmi që në të vërtetë ishte pasqyra e jetës së tij reale'?