Aktori që theu tabutë / I ftuar Genti Deçka

28 Janar 2020, 15:36

Genti Deçka është padyshim një nga aktorët më të mirë të teatrit. Numëron role pafund dhe ndër më të spikaturit në vitin që sapo lam pas ishin në shfaqjet “Xhelatët” dhe “Ëngjëjt e Amerikës” . Por një nga momentet e bukura të 2019, ishte dhe muaji I fundit i vitit kur erdhi në jetë vajza e tij Sofi. I ftuar në “Rreze Dielli” aktori ka folur për rolet e tij, filimet si aktor, shfaqjet që do të ngjisë së shpejti në skenë, por edhe historinë e dashurisë me Arditën, histori nga e cila erdhi në jetë Sofi, si fryt I një dashuri të madhe.