Aktori Roland Saro rrëfen veten

12 Shtator 2019, 12:25 | Përditesimi i fundit: 2019-09-12 15:12:05

Emocione të shumta ka pasur sot në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, teksa aktori Roland Saro ka folur për herë të parë për vajzën e tij Mjalta, e cila tashmë është katër muajshe. Megjithëse dëshironte shumë që të qëndronte pranë saj gjatë periudhës së verës, ai ka qënë i detyruar që për shkak të punës të udhëtonte në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

“Ndihem jashtëzakonisht shumë mirë dhe … Fati i Mjaltës ishte se Mjalta lindi në pranverë, në Prill, ishte periudhë shumë e ngrohtë, ishte fillimi i verës dhe plus kësaj ishte dhe një periudhë në verë që bëjmë gjithmonë turneun, jemi shumë të ngarkuar me lëvizjet, me shfaqjet. Është sipërmarje goxha e madhe turneu i Portokallisë nëpër Shqipëri.
Dhe në atë periudhë jam detyruar për gati një muaj e gjysmë ndoshta, të mos e shoh fare. Sepse ishte dhe shumë vapë në Tiranë, dhe ne morëm masa që të ishim në një vend ku ka kondicioner territori, që do të thotë ishim në Pogradec. “ -
tha Roland Saro për emisionin " Rreze Dielli".