Aktorja e Xheni Hallulli përlotet në emision: Kemi kaluar shumë vështirësi

1 Tetor 2019, 12:20

Aktorja e njohur, Xheni Hallulli ka qënë e ftuar në emisionin  “Rreze Dielii”. Moderatorët e këtij emisioni, Alban Musa dhe Suada Daci kishin përgatitur një suprizë për aktoren nga i vëllai. 

Edi Hallulli. Ai është muzikant dhe luante një këngë të cilën e kishte kënduar babai i saj i ndjerë. Kjo ishte dhe arsyeja pse ajo u përlotë live në emision. 

Sipas saj kanë kaluar shumë vështirësi në periudhën, kur i ati i saj Kasem Hallulli u nda nga jeta dhe ajo ishte vetëm 14 vjeçe.

“E vështirë ishte më shumë për mamin tim ,se sa për mua se unë kam qënë në një moshë që e kaloja .Mami kishte një barrë shumë të madhe se vëllain e kisha në Austri”, ka thënë Hallulli.

Aktorja është ndalur edhe te disa nga kujtimet që ruan nga babai i saj. “Në mëngjes ai nga zëri pinte vezën dhe kjo gjë më ka ngelur nga ai ,unë pa vezë nuk filloj ditën. Ai shihte vezën e vet dhe thoshte po vajza hëngri”, shprehet Xheni

Xheni shprehet se është shumë krenare për të babanë e saj, dhe se njerëzit në rrugë shpesh herë e thërrasin në emër të të atit.

“Ai ka qënë ndër të vetmit,që nuk u ka lëvizur një presje tekseve këngëve Tiranse, nuk u ka lëvizur një notë plus që të mos e lavdëroj unë dhe zërin e ka pasur vërtet shumë të bukur. Mua zakonisht kur më shohin në rrugë më thonë Kasëm, ka qenë një tip i lezetshmëm edhe pse tironsit janë pak të rëndë”.

Përveç sensit të humorit që aktorja thotë se e ka trashëguar nga babai i saj , ajo ka dhe një pasion të madh për motorrat,të cilin e ndan mes humorit,dhe përditshmërisë së saj.“Nga ai e mësova për herë të parë të ngas një motorr , kam ndërruar shumë motorra deri më sot”,-ka thënë Xheni.