Aktorja që na ka bërë të gjithëve të qeshim përlotet LIVE

31 Korrik, 13:01

Ajo na bën gjithë të qeshim, por sot nuk i ka mbajtur dot lotët teksa fliste për jetën e saj personale. Këndvështrimi i artistëve duket se shpeshherë është i ndryshëm nga njerëz që nuk e kuptojnë artin e tyre. Por aktorja e madhe shkodrane  Drande Xhaj ka pohuar të kundërtën për bashkeshortin e saj, i cili i mungon tashmë prej 14 vitesh. E ftuar mëngjesin e sotëm në puntatën e fundit të emisionit “Rreze Dielli” në Report Tv, aktorja e humorit mes emocionesh të mëdha ka rrëfyer detaje nga jeta e saj personale. Drande Xhaj vecc miqve dhe të afërmve të saj nuk ka tjetër, ndaj arti, thotë ajo, është kompensimi i boshllëkut që ajo ka dhe teatri është vetë jeta e saj.

"Arti është kompensimi i boshllëkut që kam unë në jetë. Ka 14 vjet që bashkëshorti im ka ndërruar jetë edhe ai ka qenë mbështetësi im kryesor, ka qenë kritiku im i parë dhe unë kam ndarë gjithccka me të. Se të jesh burri i një artisteje është shumë e vështirë, sepse artistja edhe lëviz, edhe shkon, kemi punuar orar pa orar, nuk mund të jemi gjithmonë zonjë shtëpie. Ai gjithsesi më ka mbështetur gjithmonë. Ka qenë një burrë shumë i kulturuar, me dy fakultete, zotërues i disa gjuhëve të huaja. Edhe pse në fushë tjetër ai më ka kuptuar shumë mirë sepse ka qenë artist në shpirt. Mua më mungon shumë, por jeta kështu është. Gjithsesi vetmia është shumë e lodhshme, shumë stresante, por më është kompensuar sepse unë i besoj zotit dhe Zoti është i madh dhe më ka dhënë këtë zanat që kam, ndaj thashë teatri është jeta ime. ",- tha aktorja Drande Xhaj në studion e "Rreze Dielli"

Programe të tjera