Akuzat e rënda ndaj UÇK, Rama i drejtohet nesër në 15:00 Këshillit të Evropës, kërkohet anulimi i raportit të Dick Marty

11 Tetor 2022, 13:28

E nesërmja do të jetë një ditë e rëndësishme për Shqipërinë dhe Kosoën në Këshillin e Evropës në Strasburg. Rreth orës 15 nesër Kryeministri Edi Rama do t’i drejtohet Këshillit të Evropës për afro një orë me një fjalim ku do të kërkojë rishikimin e Rezolutës 1782 (2011) dhe të shpallen të pabazuara akuzat për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës.