Akuzat për inceneratorët/ Basha: Po kërcënohen dëshmitarët! SPAK të nis hetimet, të mos lërë të pandehurit të ikin në drejtim të paditur

27 Tetor 2020, 12:55

"Ka më shumë se një javë që i kërkoj SPAK të nisë hetimet e vërteta për inceneratorët, sipas informacioneve një nga personat kyc për këtë hetim Stela Gugallia është vënë në presion nga mafia e plehrave ndaj dua t'i përsëris SPAK të marrë veprimet hetimore dhe nëse është e nevojshme të përdoren mekanizmat ligjor të cdo dëshmitari kyc para se të ikin në drejtim të paditur sic ishte rasti i Ardi Celës që i është zhdukur shefja e kabinetit para se t'i pritej urdhër arresti. E paralajmëroj SPAK se nëse të dyshuarit ikin në drejtim të paditur nuk është për shkak objektiv, por për shkak të përgjegjësisë së tyre. Të pandehurit duhet të ishin sot në arrest për të shmangur kërcënimin e dëshmitarëve apo zhdukjen e tyre në drejtim të paditur", tha Basha.

  •