Akuzat për rolin e tij gjatë luftës së Kosovës/ Lita mbron Bashën: Akuzohet nga njerëz që flasin me të vdekur

3 Dhjetor 2020, 12:51 | Përditesimi i fundit: 2020-12-03 12:58:14

Në seancën e sotme të Kuvendit është në rend dite miratimi i Komisionit të Posaçëm për raportin e Dick Marty, që implikon UÇK-. Një gjë e tillë, sipas deputetit të opozitë së re, dëmtohet Kosova, teksa i ka dalë në mbrojtje kryedemokratit Lulzim Basha. 

“Lufta e UÇK ka qenë e pastër. Qeveria ka miratuar një Komision, për raportin e një senatori, emri i së cilit tingëllon keq në anglisht. Duke e bërë pjesë të parlamentit këtë komision, ne dëmtojmë Kosovën.

Po luhet me procesin shtet-formues të Kosovës. Lideri i opozitës akuzohet nga persona që flasin me të vdekur. Ramush Haradinaj, një hero i gjallë, akuzoi Ramën. Të fusim edhe këto akuza në proces”, tha Lita.