Akuzat për trukim në ndeshjen e Superligës, reagojnë Kukësi dhe Kastrioti

31 Korrik 2019, 14:54

Pas Skënderbeut të dënuar me 10 vite përjashtim dhe 1 mln euro gjobë si dhe Luftëtarit që është nën hetim, sot në mediat sportive shqiptare është publikuar një tjetër lajm tronditës që ka të bëjë me trukimin e ndeshjeve. Sistemi BDFS i UEFA-s ka njoftuar Federatën Shqiptare të Futbollit se sfida e javës së 36 të kampionatit shqiptar të Superligës mes Kukësit dhe Kastriotit është cilësuar si e trukuar.

Sfida në fjalë ka përfunduar më shifrat 3-1 në favor të Kukësit, por 10 minuta para se të përfundonte Kastrioti ishte në avantazh. Skuadra krutane në këtë ndeshje luante mbijetesën, që varej edhe nga sfida në kryeqytet mes Tiranës dhe Flamurtarit, por në momentin që kjo e fundit u mbyll në favor të bardhebluve Kukësi ka përmbysur rezultatin.

Për këtë lajm kanë reguar edhe klubet, me Kukësin që në faqen zyrtare ka deklaruar:

“FK Kukësi hedh poshtë akuzat për trukim të ndeshjes me KS Kastriotin, luajtur më 30 Maj 2019 në stadiumin e Kamzës, ku skuadra jonë fitoi me rezultatin 3-1 duke qenë ekip pritës për shkak të mungesës së fushës. Deklarojmë me përgjegjësi se nuk ka asnjë element që të vërtetojë këtë akuzë.