Akuzat se pi kokainë, socialistët distancohen nga Lefter Alla: Përgjegjësi personale!

23 Janar 2020, 13:07 | Përditesimi i fundit: 2020-01-23 16:05:44

Partia Socialiste distancohet nga rasti i kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla nëse videoja e publikuar në media është rezulton se është e vërtetë. Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja u shpreh për mediat se përgjegjësia është personale.

"Përgjegjësia është personale. PS është e qartë që ditën që votoi dekriminalizimin" deklaroi ai. I të njëjtin qëndrim ishte edhe socialisti tjetër Adnor Shameti. "Nuk kam koment për momentin. Nuk e kam parë videon, përgjegjësia juridike është personale".

Edhe ish-deputeti Pjerin Ndreu, aktualisht në krye të bashkisë së Lezhës tha sot për Report Tv se nuk e di nëse është Lefter Alla ai që shfaqet në video, por shtoi se nëse është e vërtetë sjella nuk është aspak dinjitoze dhe kostoja është personale dhe jo e PS-së. Referuar akuzave të PD-së, ish-deputeti socialist tha se është gati që të bëjë testin e drogës, por shtoi se te partia Demokratike ka më keq se Lefter Alla.

Ndërkohë që në studion e emisionit Repolitix deputeti Xhemal Qefalia u shpreh mbrëmë se pas publikimit të kësaj video do të vihet në lëvizje prokuroria e cila do të verifikojë të gjitha akuzat, të cilat nëse do të vërtetohen do sjellin shkarkimin e tij.

Kryebashkiaku reagoi dje duke e cilësuar videon si montazh dhe shantazh të klientëve, sipas tij të PD "që i largova pasi grabitën Bulqizën" (lexo këtu).  Por pavarësisht se e cilësoi si video-montazh, kryebashkiaku i Bulqizës, nuk sqaroi nëse është ai apo jo në videon që thotë se është shantazh nga PD dhe e montuar.