Akuzohej për vrasjen e babait birësues, 31-vjeçari që u braktis në shkallët e maternitetit bën paqe me fqinjët në 'Pa Gjurmë'

21 Tetor 2019, 18:17

TIRANE- Pas denoncimit për një konflikt në fshatin Kakruk të Skraparit, në studion e emisionit, nga 31-vjecari Kreshnik Baze, "Pa gjurmë" udhëtoi në këtë fshat, 30 minuta larg nga qyteti i Poliçanit.

31-vjecari u braktis në shkallët e maternitetit 31 vite më parë, e ndërsa është në kërkim të prindërve biologjik. Megjithatë, edhe jeta në fshatin Kakruk të Skraparit me prindërit birësues, për të nuk ka qenë e lehtë.

Ai denoncoi në ''Pa gjurmë'' se prej disa kohësh ishte në konflikt të vazhdueshëm me fqinjët, për një gardh, madje këta të fundit e kishin kërcënuar me jetë. Sikur kjo të mos mjaftonte, fqinjët e akuzojnë si autor të vrasjes së babait birësues, gjë për të cilën Kreshniku e mohoi kategorikisht në studion e emisionit "Pa gjurmë" në Report Tv.

Lidhur me këtë konflikt, stafi ''Pa gjurmë'' mbërriti në orët e para të mëngjesit, aty ku u prit jo vetëm nga palët në konflikt, por edhe nga banorë të shumtë të këtij fshati me ta edhe Kryeplaku i fshatit Kakrukë, të cilët kishin mësuar edhe më shumë detaje nga kjo histori, pas denoncimit që u bë nga Kreshniku live në ''Pa gjurmë''.

Shoqëruar nga avokati Eduard Mullaraj dhe Drjetori i Agjensia "Stop Krimit" Fatmir Sena, realizuam këtë takim, shkak për të cilin u bë konflikti i më shumë se dy muajve. Fqinjët i kishin hedhur fajin njëri-tjetrit. Të dy palët në konflikt si familja Baze ashtu dhe familja Shabani kishin pasi fillimisht konflikt verbal, konflikt i cili kishte shkuar deri në ndërhyrjen e institucioneve vendore dhe forcave policore. Këta të fundit edhe pas pranisë së tyrë në vendngjarje nuk kishin bërë të mundur rënien në dakortësi për shtyrjen e gardhit 30 cm brenda oborrit te familjes Baze. Kjo e fundit kundërshtonte kërkesën bërë nga ana e familjes Shabani për të zgjeruar rrugën e përbashkët. Sherri për një gardh u zgjidh falë ndërhyrjes së ''Pa gjurmë'' dhe avokatit në terrën të cilët bënë të mundur që fqinjët të arrinin ti jepnin dorën njëri tjetrit.

Pas ndërmjetësimit, Avokati Eduard Mullaraj i ftuar në studio, shtoi se ky konflikt në pamje i vogël, vjen si pasoj e kushteve të vështira ekonomike që banorët e fshatit gjendeshin.

Kreshniku u birësua nga Bashkim dhe Zymbyle Baze nga Skrapari, ndërsa jeton në Kakrukë prej 30 vitesh. Kryefamiljari i familjes Baze, një vit e gjysëm më parë i dha fund jetës duke u vetvarur.

    No videos found.