Alarm për bombë në makinën e gjyqtarit të Korçës

15 Tetor 2019, 14:21 | Përditesimi i fundit: 2019-10-15 18:04:13

KORÇË- Një alarm fals ka alarmuar të gjithë qytetin e Korçës.

Gazetarja e Report Tv Gladiola Hoxha raporton se gjyqtari Markelian Kuqo ka marrë një telefonatë e cila thoshte se në makinën e tij është vendosur një bombë.Policia ka bërë menjëherë kontrollin e makinës së tij e cila ishte parkuar përpara Gjykatës së Korçës por brenda saj nuk është gjetur asgjë.