Me flamurin e UÇK-së në duar, spektakël me kuaj në Kukës: Çlirimtarë janë dhe çlirmitarë do mbeten

8 Nëntor 2020, 22:14 | Përditesimi i fundit: 2020-11-08 22:19:15

KUKËS- Me flamurin e UÇK-së në duar, kalorësit e klubit “Albanian Cowboy”  vërshuan në rrugët e qytetit verilindor si mbështetje për ish-udhëheqësit e UÇK-së që ndodhen në Hagë. 

Organizatori i eventit, Shkëlzen Brataj u shpreh se ka qëllim promovimin e vlerave të Shqipërisë, ndërsa ka dhe një kërkesë për Bashkinë e Kukësit

"I mbështesim maksimalisht në veprën dhe në lavdinë e tyre, çlirimtarët janë çlirimtarë dhe do mbeten çlirmitarë. Kështu që ai flamur është për nder të tyre sot dhe do kalërojmë për nder të tyre sot. Ti promovomë disa vlera që i kemi pothuajse të harruar, shpresoj që edhe këtu në Kukës të dhurojmë një spektakël sadopak të vogël. I bëj thirrje bashkisë të vejë një dorë të na bëjë një dhe për fshatin për zonën për të gjithë ne domethënë kudo që jemi. Të na bëjë një fushë hipizimi ku të kalërojmë shëndetshëm pa u dëmtuar, po ashtu të mos rrezikojmë dhe të argëtojmë gjithë këtë popull të mrekullueshëm", tha ai.

Ndalesa kryesore është fshati i Shishtavecit një zonë me një traditë të hershme në hipizëm.

"Aktiviteti është shumë i mirë. Bravo i qoftë këtyre djemve që e kanë organizuar këtë aktivitet.

Shishtaveci e ka pasur traditë gjithmonë, me kuaj me vrapime me gjitha të mirat", shprehen banorët.

Aktiviteti zhvillohet në mbështetje të forcave të rendit dhe Bashkisë së Kukësit