Aleanca KuqeZi thirrje 20 partive të reja: Të bashkohemi kundër PS-PD-LSI për të krijuar polin e tretë, përndryshe do asgjësoheni

24 Janar 2021, 13:07

Aleanca Kuq e Zi i bën thirrje të hapur forcave demokratike të vendit, në një kohë që zgjedhjet e 25 prillit po afrojnë. Aleanca KuqeZi shprehet se këto parti duhet të bashkohen dhe të krijojnë një pol të tretë në mënyrë që të largojnë 3 partitë e mëdha që po mbajnë peng Shqipërinë.  Gjatë mbledhjes së tyre, Aleanca duke akuzuar PS, PD dhe LSI si klane mafioze shprehet se komunizmi u zëvendësua  me neokomunizmin ku ligjet e demokracisë u zëvendësuan nga praktikat mafioze.

"Te dashur motra e vellezer shqipetare, I dashur Kombi im! Te nderuar njerez te ndershem te ketij vendi! Te nderuara parti patriotike, parti te reja dhe parti establishment, qe kerkoni ndryshimin si: Lëvizja Vetvendosje,Balli Kombëtar, Lëvizja e Legalitetit, Fryma e Re Demokratike, Nisma Thurja,  Lëvizja për Ndryshim, Bindja Demokratike , Levizja demokratike shqiptare, Partia Atdheu, Lëvizja e Re, Partia Ora, Aleanca Demokratike, Partia Konservatore, Partia Emigranteve, Libra, Partia e Pensionistave, Lëvizja Çame dhe kushdo force tjeter progresiste: Aleanca KuqeZi ju fton të bashkohemi si të barabartë mes te barabarteve në një Pol të III, kundër 3 partive që mbajne peng Shqipërinë per 30 vjet. Komunizmi u zevendesua me neokomunizmin ku ligjet e demokracise u zevendesuan nga praktikat mafioze. Te ndodhur perballe tre klaneve mafjoze qe kane ne dore jo vetem te gjitha pushtetet po dhe eksperiencen e pasur deri ne perversitet te shkaterrimit qe ne embrion te çdo perpjekjeje qe cenon interesat e tyre., te gjitheve ne, na del detyra te reagojme", shprehet Lumturi Ratkoceri, Kryetarja e Aleancës Kuqezi.