Alida Duka flet ‘troç’ për këngëtaret shqiptare! Emrat e artisteve që vlerëson më shumë...

7 Shkurt, 11:48

Alida Duka është një nga këngëtaret që është shquar për stilin e saj të veçantë në këngë dhe në look. E ftuar në “Rreze Dielli” këngëtarja ka folur për këngën e saj më të fundit, “RED LADY” e cila pritet të lançohet gjatë këtij muaji, pamje nga videoklipi I së cilës u shfaqën edhe në emision gjatë ditës së sotme. Teksa rikujtonte fillimet e saja në muzikë, këngëtarja ka folur edhe për pamjen e saj. Duket sikur mosha ka ndaluar për Alidën dhe këtë e dëshmojnë shumë mirë edhe fotot e saj të para 10 viteve, që duken si të sapo-shkrepura. Në “Rreze Dielli” këngëtarja ka treguar se kujdeset shumë për veten dhe shpesh I duhet që edhe për look-un të kujdeset vetë. Ajo thotë se nuk ka kryer asnjë ndërhyrje plastike, pasi ka frikë nga transformimet ekstreme, që shpesh i ka parë edhe te këngëtaret e tjera.

Programe të tjera

Shiko të gjitha