Alimehmeti: Të vaksinohen edhe gratë shtatzënë pas muajit të tretë! Vaksina nuk ndikon në fertilitet

6 Shtator 2021, 12:34

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka dhënë një mesazh për skeptikët që refuzojnë të bëjnë vaksinën mbi pasojat që ajo mund të ketë në të ardhmen, Në studion e Report Tv, ai thotë se nga studimet e deri tanishme, nuk ka të dhënë që vaksina shkakton probleme për fertilitetin te gratë dhe burrat, e ndërsa e rekomandon marrjen e vaksinës edhe për gratë shtatzëna, por pas muajit të tretë.

“Kemi studime mbi Pfizer dhe Astrazeneca nuk kemi risk po t’ia japim grave shtatzënë, nuk ka risk, është studiuar dhe fertiliteti dhe nuk është parë ndonjë problem. Ne e dimë që tre muajt e parë duhet të kemi shumë kujdes, a kemi mundësi ta bëjmë nga muaji 4-5, por nga ana tjetër nëse nuk janë ende shtatzënë, më mirë të vaksinohet tani dhe ta shtyjnë shtatzëninë pas 6 muajsh, se vaksina qëndron 10 orë në trup”, tha Alimehmeti.