Alimehmeti: Ulja e rasteve erdhi prej imunizimit natyral! 10% e popullatës e vaksinuar me 1 dozë

23 Prill 2021, 10:05

Epidemiologu Ali Mehmeti thotë se në ditët në vijim, do të vazhdojë të ulen më tej jo vetëm numri i të infektuarve me covid por edhe i personave që shtrohen në spitalet Covid. Por arsyeja kryesore e e uljeve të rasteve me koronavirus, sipas Alimehmetit është përqindja e lartë e qytetarëve që e kanë kaluar virusin.

“Vaksinimi nuk ka hyrë në lojë ende sepse numri i është i vogël sepse kemi rreth 10% të popullatës të vaksinuar me një dozë të vetme. Arsyeja madhore është se një përqindje e lartë e njerëzve e kanë kaluar sidomos në Tiranë”.

Vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve për vendosjen e karantinës dy javore për qytetarët që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, epidemiologu e quan pa sens.

“Nuk bën shumë sens sepse ne e dimë që nga udhëtarët nga një shtet në tjetrin përqindja e rasteve që ka pasur një shtet është më pak se 2%, si rrjedhojë udhëtarët nuk ndikojnë aq shumë në kurbën e një qyteti”.

Alimehmheti shpjegon se momentalisht në vendin tonë po vihet re një formë më e lehtë e rasteve me COVID, ndryshe nga fillimi i këtij viti.