Aliu në Report Tv: 'Vetëvendosje' jo taksë Serbisë për mallrat, por reciprocitet!

7 Tetor 2019, 21:48

Jo takse me Serbinë, por reciprocitet! Kështu është shprehur Liburn Aliu, Anëtar i Kryesisë së Vetëvendosjes në studion e Report Tv në "5 pyetjet nga Babaramo".

"Reciproritet të plotë karshi mallrave të Serbisë. Nuk jemi për tarifa dhe taksa. Reciprocitet në marrëdhënie ekonomike dhe tregtare. Në Serbi nuk futen dot mallra nga Kosova se nuk e njohin si shtet, ng ana tjetër dhe në Kosovë nuk futen taksa e Serbisë....Taksa e vë në dyshim vendimin politik, ka më shumë rëndësi vendimi politik e cila do të rezultojë me të njëjtin efekt ndonëse edhe më të rëndë. Më rëndësi ka reciprociteti me Serbinë, që do t'i kundërpërgjigjemi në masën e duhur atyre", tha Aliu. 

    No videos found.