Alla duke marrë kokainë? Felaj: E papranueshme, nëse vërtetohet duhet të largohet

24 Janar 2020, 12:09

Kryetarja e Komisionit të Sigurisë Kombëtare Ermonela Felaj e cilësoi të papranueshëm videon e publikuar në media që PD-ja pretendon se kryebashkiaku i Bulqizës është duke marrë kokainë. Deputetja e PS-së u shpreh se nëse është e vërtetë, ai duhet të largohet nga posti. "Unë nuk dua të paragjykoj, më vjen mirë që ka reagim shoqëruar, isha e bindur që do të kishte dhe kjo do të thotë se sjellje të tilla janë të papranueshme kushdo që ti kryejë. Reagimi shoqëruar të rrënon dhe veprimi është më i shpejtë nga ai që sjell ligji, që është abstrakt dhe të përcaktojë cdo lloj situatë. Nëse dikush thyen rregullat e punës nuk meriton që ta ushtrojë më këtë funksion. Ka lidhje me gjestin dhe të qenit përdorues, nuk përshtatet me detyrën e funksionarit publik. Rasti konkret është duke u hetuar SPAK" deklaroi Felaj.